Një nga kompromiset është që Nikolla Gruevski të mos jetë kryeministër, kështu vlerëson Aleksandar Jordanov, ish ambasador i Maqedonisë në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Një nga kompromiset është që Nikolla Gruevski të mos jetë kryeministër. Në zgjedhjet e Maqedonisë të gjithë janë fitues, por e vërteta është se opozita ka arritur sukses serioz. Rezultatet pothuajse janë të barabarta me partinë e fundit qeverisëse. Nikolla Gruevski humbi mbi 10% nga rezultati, të cilën e kishte në zgjedhjet paraprake’, tha Jordanov para shikusve të bTV.
Ai shtoi se rritet roli i faktorit shqiptarë në politikën e Maqedonisë. /Telegrafi