Site icon Telegrafi

Jonida Vokshi si një burrneshë (Foto)

Jonida Vokshi do të mund taë shohim në një projekt të ri filmik.

Bëhetë fjalë për një prodhim të Digitalbit, ku do të luaj një rol në filmin ‘Skanderbeg’, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë aktorja shqitpare përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj në Instagram, ku aktorja shihet duke xhiruar dhe pozuar për filmin.

Nuk dihet se çfarë roli do të luan Jonida në këtë projekt filmik, por kjo nuk është hera e parë që aktoren do ta shohim pranë ekraneve televizive.

Siç dihet tashmë, Jonida është e angazhuar edhe në serialin e mirënjohur shqiptar “O Sa Mirë”, i cili pritet të vij me sezonin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version