Telegrafi

Jonida Maliqi shfaqet e përqafuar me Romeo Veshaj

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi (Foto: Instagram/jonidamaliqi)

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, njihet në estradën shqiptare për stilin e saj të veçantë.

Në pothuajse të gjitha paraqitjet e saj skenike, përfshirë edhe ato të përditshme, ajo përkujdeset për secilin detaj të mundshëm.

Jeta e saj personale kohëve të fundit ka qenë aktuale në faqet rozë, krejt kjo për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj.

(Foto: Instastory)

Fillimisht çifti e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, ani pse shumë imazhe nga paparacit qarkulluan në rrjet.

Tashmë, Jonida dhe Romeo kanë dalur hapur para publikuar, ndërsa imazhet e përbashkëta nuk po kursehen farë nga ta.

Të njëjtën e ka bërë Jonida në një postim në rrjetin social Instagram, ku shihet e përqafuar me të dashurin e saj.

Sikurse në çdo fotografi tjetër, edhe kësaj radhe ata janë shfaqur me plot stil dhe veshje ekstravagante. /Telegrafi/