Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, njihet në estradën shqiptare për stilin e saj të veçantë.
Në pothuajse të gjitha paraqitjet e saj skenike, përfshirë edhe ato të përditshme, ajo përkujdeset për secilin detaj të mundshëm.
Jeta e saj personale kohëve të fundit ka qenë aktuale në faqet rozë, krejt kjo për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj.
Fillimisht çifti e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, ani pse shumë imazhe nga paparacit qarkulluan në rrjet.
Tashmë, Jonida dhe Romeo kanë dalur hapur para publikuar, ndërsa imazhet e përbashkëta nuk po kursehen farë nga ta.
Të njëjtën e ka bërë Jonida në një postim në rrjetin social Instagram, ku shihet e përqafuar me të dashurin e saj.
Sikurse në çdo fotografi tjetër, edhe kësaj radhe ata janë shfaqur me plot stil dhe veshje ekstravagante. /Telegrafi/