Telegrafi

Jonida Maliqi ndan imazhe nga seti i ri fotografik

Jonida Maliqi (Foto: Instagram/jonidamaliqi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është njëra nga ‘fashionistat’ më të njohura në të gjithë estradën.

Ajo shpeshherë i mbush rrjetet sociale me postime të ndryshme, ku shfaq veshje me marka nga më të ndryshmet.

Kjo gjë ka bërë që të marrë edhe më shumë vëmendjen e fansave, pasi vazhdimisht publikon fotosesione të ndryshme, duke u përkujdesur për secilin detaj.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kohët e fundit përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilin është shfaqur me një xhaketë.

Një dukje e tillë është mundësuar nga stilistja Edvina Meta, teksa këngëtarja ishte e mbushur me aksesorë dhe flokët i kishte lënë të lira.

Jonida tash e një kohë është në një lidhje dashurie me aktorin Romeo Veshaj, të cilët patën disa pauza kohëve të fundit. /Telegrafi/