Telegrafi

Jonida Maliqi konfirmon ribashkimin me Romeo Veshajn

Këngëtarja Jonida Maliqi është komentuar shumë herë në media për jetën e saj private.

Vitin e kaluar ajo nisi një lidhje me aktorin Rome Veshaj, e cila me gjithë tendencën për t’u mbajtur larg syrit të publikut, ishin fotografitë paparaci që zbulonin se dyshja tashmë ishin çift.

Mirëpo gjërat nuk ecën edhe aq mirë në muajin dhjetor, ku sipas raportimeve, ata i dhanë fund lidhjes për arsye të cilat nuk u bënë kurrë të ditur për publikun.

Sidoqoftë, Jonida dhe Romeo pa përmendur shumë detaje, në intervistat e tyre të dhëna pas dhjetorit, linin të kuptohej se ishin beqarë dhe madje nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

E mesa duket, pas katërmuajsh hatërmbetje, ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo gjë u konfirmua nga vet Jonida.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja publikoi një video në InstaStory, të cilën e kishte realizuar në TikTok, në të cilën shfaqet duke kërcyer bashkë me Romen, madje këtë të fundit edhe e ka etiektuar.

Videoja në fjalë konfirmoi se çifti kanë vendosur t’i lënë prapa mosmarrëveshje dhe të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit. /Telegrafi/