Ka tash e sa muaj që përflitet për lidhjen e këngëtares Jonida Maliqi me aktorin nga Shqipëria, Romeo Veshaj.
Shumë të thëna e fotografi qarkulluan në internet, por një konfirmim nga vet dyshja lidhur me këtë deri më tani nuk ka pasur.
Megjithatë, duket sikur së fundmi i erdhi radha edhe kësaj, pasi ka qenë Jonida ajo e cila së ndau me fansat një video në InstaStory, ku shfaqet bashkë me të dashurin e ri.
Përgjatë videos, ata tregojnë se ishin së bashku prezent në lansimin e aromës më të re të parfumit, nga stilisti Joni Peçi.
Çifti përndryshe thuhet se janë njohur këtë vit dhe kanë një diferencë prej 14 vitesh në moshë me njëri-tjetrin.
Jonida këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë, si reprezentuese e Shqipërisë në “Eurovision”, ku preku edhe finalen e sivjetme. /Telegrafi/