Telegrafi

Jonida mahnit me pozën me bikini pranë pishinës, më pak se dy muaj prej se u bë nënë

Jonida Vokshi (Foto: Instagram/jonidavokshiofficial)

Nuk ka shumë kohë prej se është bërë nënë, mirëpo imazhet e reja të Jonida Vokshit tregojnë se ajo është në formë të mrekullueshme fizike.

Aktorja dhe prezantuesja e njohur në qershor të këtij viti e priti në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Besnik Krapi.

Çifti i aktorëve u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

(Foto: Instagram/jonidavokshiofficial)

Dhe tash kur nuk janë bërë as dy muaj nga lindja e fëmijë, Jonida ka sjellë disa fotografi me bikini në rrjetet sociale duke u mahnitur fansat e saj.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi vjen në formë të mahnitshme pak pas lindjes

Në një pozë të re, ylli i njohur nga seriali “O Sa Mirë” shfaqet duke marrë rreze pranë pishinës dhe mahnit me dukjen e saj duke treguar se nuk ka problem me kilogramët e tepërt që rëndom shtohen gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/