Këngëtari shqiptar Jon Tarifa, i cili jeton dhe vepron në Holandë ka publikuar këngën e tij më re “Bumpy Roads”.
Tarifa këngën e re e sjell në bashkëpunim me KAS dhe Këesi Asante, transmeton Koha.net.
Producent i “Bumpy Roads” është Stijn van Strien (DJ Dirty Priest).
Përmes një postimi Jon Tarifa ka bërë të ditur se kënga është gjithashtu kolona zanore e filmit holandez të metrazhit të shkurtë “Baardbroeders / Beard Brothers”.
Video është bërë në trojet shqiptare, në qytetin e Tiranës dhe Mitrovicës gjatë muajit gusht.
“Me krenari ju prezantoj këngën e re: Bumpy Roads. Kjo këngë është kolona zanore e filmit të metrazhit të shkurtë ‘Baardbroeders / Beard Brothers’, videoklipi është incizuar në Tiranë dhe Mitrovicë”, ka shkruar këngëtari shqiptar.