Telegrafi

Jonathan David objektivi kryesor i Realit për repartin ofensivë

Real Madridi vazhdon të kërkoj një sulmues për edicionin e ri, pasi largimi i Mariano Diaz është mëse i sigurt.

Los Blancos synojnë ta afrojnë një sulmues cilësorë të cilin do ta kenë edhe për të ardhmen, pasi Karim Benzema pritet të qëndroj vetëm edhe një vit në Santiago Bernabeu.

Shumë emra janë përfolur për një transferim në kryeqytetin spanjoll, për Jonathan David mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për repartin ofensivë.

Sulmuesi kanadez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 38 ndeshje zyrtare ka realizuar 24 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Madrilenët prej kohësh e kanë ndjekur kanadezin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Lexo po ashtu E duan skuadrat angleze, Jonathan David jep sinjalet për një transferim të mundshëm në Ligën Premier

Megjithatë problemi qëndron tek Lille, që synon të fitoj 70 milionë euro nga shitja e tij, shumë që Reali po synon ta ulë për disa milionë.

Në garë për reprezentuesin kanadez janë edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United. /Telegrafi/