Telegrafi

Jonathan David në listën e dëshirave të Real Madridit

Lille kishte fituar garën për sulmuesin e talentuar kanadez Jonathan David në verën e vitit 2020 me shumë skuadra të tjera që ishin në garë për të.

Sulmuesi i talentuar holandez në vitin e dytë te Lille është duke kaluar formë fantastike dhe e ardhmja e tij duket larg këtij klubi.

21-vjeçari së fundmi është bërë njëri nga lojtarët e dëshiruar të gjigantit spanjoll Real Madrid për repartin ofensivë.

Reprezentuesi kanadez po kalon formë të mrekullueshme këtë edicion, ku në 25 ndeshje me fanellën e Lille ka shënuar 14 gola.

Los Blancos synojnë shitjen e Luka Jovic në janar derisa Carlo Ancelotti e sheh Davidin si zëvendësuesin e Karim Benzemas.

Sipas mediave spanjolle lideri aktual i La Ligas do të synojë transferimin e David qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gjithsesi madrilenët nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e kanadezit, pasi në garë për të janë edhe Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munich.

Lille kishte paguar vitin e kaluar 28 milionë euro për sulmuesin e ri, por tani synon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/