Aktorja e famshme Angleina Jolie thotë se derisa ishte e vogël asaj i kanë thënë se ajo është më ndryshe se të tjerët.
Por, edhe pse dikush mund të ndihet keq që është më ndryshe, aktorja beson se në fakt duhet të jetë e kundërta, dhe se personat e tillë duhet të jenë krenar.
“Çfarë nuk të vret, të forcon”, ka thënë Jolie, duke shtuar se gjithmonë ka besuar te kjo thënie e vjetër.
“Kam kuptuar se të qenët ndryshe është me të vërtetë diçka e madhe. Nëse nuk përshtatesh, ngrini kokën lartë dhe ndjehuni krenar për atë që jeni ndryshe”, ka thënë Angelina, transmeton Koha.net.
Ajo gjithashtu thekson se është shumë e rëndësishme që të mos heqim dorë kurrë nga vetja. “Gjithmonë duhet të keni shpirtin luftarak dhe të mos hiqni dorë kurrë”, thotë ajo.