Site icon Telegrafi

Jolie, film për regjimin e përgjakshëm të Kamboxhias

Angelina Jolie do të xhirojë një film në Kamboxhia, i cili flet për regjimin e përgjakshëm të ‘Khmerëve të Kuq’.

Filmi është i bazuar në librin “Fillimisht ma vranë babanë”, në të cilin aktivistja për të drejtat e njeriut, Loung Ung, kujton tmerrin e kohës së regjimit komunist të viteve 1975-1979, kur u vranë mbi dy milionë njerëz.

“Libri i Loung më ka prekur thellë. Më ka mësuar të kuptoj se si e përjetojnë fëmijët luftën dhe si ndikon ajo tek ata”.

“Njëherësh, tregimi më ka ndihmuar që të afrohem më shumë me banorët e Kamboxhias, vendlindjes së djalit tim”, ka thënë aktorja e famshme, e cila tash bën rolin e regjisores. /Telegrafi/

Exit mobile version