Qe një kohë të gjatë po spekulohet për ndarjen e çiftit të famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ndërsa tash The National Enquirer raporton se ata janë ndarë në fshehtësi.
Sipas njoftimit, në fillim të dhjetorit aktorët i kanë nisur procedurat e shkurorëzimit dhe arsye për këtë është tradhtia që ka bërë Pitt.
Angelina e akuzon burrin e saj se e ka tradhtuar me dy meshkuj dhe një femër.
Nëse ajo që shkruhet në media është e vërtetë, atëherë pritet edhe një luftë e madhe në gjykatë rreth ndarjes se pasurisë dhe kujdestarisë ndaj gjashtë fëmijëve.
Jolie dhe Pitt nisën lidhjen e tyre në vitin 2005 gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”, u fejuan në vitin 2012, ndërsa u martuan në vitin e kaluar. /Telegrafi/