Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka arritur në kryeqytetin ukrainas Kiev.
I pari i qeverisë britanike raportohet se ka arritur në Kiev në vazhdën e disa vizitave të zyrtarëve evropian që po bëjnë në Ukrainë.
Johnson pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme me të parin e shtetit ukrainas është takuar edhe kryeministri austriak, Karl Nehammer.
Ndryshe, Ukrainën gjatë ditës së djeshme e ka vizituar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Përfaqësuesi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel. /Telegrafi/
Surprise 😉 pic.twitter.com/AWa5RjYosD
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022