Site icon Telegrafi

Johnson për vizitën befasuese në Kiev: Takova mikun tim Zelensky në shenjë mbështetje për popullin ukrainas

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është deklaruar përmes rrjeteve sociale rreth vizitës të papritur në Ukrainë, duke iu referuar homologut të tij ukrainas si mikun e tij.

Ai e përshkroi aktivitetin ushtarak rus në vend si “barbar”.

“Sot takova mikun tim presidentin e Ukrainës, Zelensky në Kiev si një shfaqje e mbështetjes sonë të palëkundur për popullin e Ukrainës”, tha fillimisht britaniku.

“Ne po përcaktojmë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë në luftën e vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Zelensky publikoi një mesazh në Facebook teksa vlerësoi tejet lartë angazhimin e Johnsonit.

“Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider që bën presion për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes të Ukrainës. Mirë se erdhe në Kiev miku im”.

Ndryshe, mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo është vizita më sublime e ndonjë udhëheqësi botëror që nga agresioni rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version