Site icon Telegrafi

Johnson: Nëse Putini do të ishte grua nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se presidenti rus Vladimir Putinin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Johnson deklaroi se pushtimi “i çmendur, maço” ishte një “shembull i përsosur i maskulinitetit toksik” dhe bëri thirrje “që më shumë gra të hyjnë në pozitat e pushtetit”.

Komentet e tij vijnë përpara një takimi të NATO-s ku aleatët do të diskutojnë se si t’ju përgjigjen kërcënimeve të ardhshme.

Në samitin në Madrid, ai do t’u bëjë thirrje anëtarëve të tjerë të aleancës mbrojtëse që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Shpenzimet e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar parashikohen të arrijnë 2.3 për qind të GDP-s – një masë kryesore e të ardhurave vjetore të një vendi – këtë vit si rezultat i investimeve në industrinë e mbrojtjes dhe 1.5 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha qeveria.

Disa vende të tjera që përbëjnë aleancën nuk e kanë përmbushur objektivin vjetor prej 2 për qind të vendosur nga NATO.

Të martën, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i kërkoi Johnson-it të rrisë më tej shpenzimet për forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, në dritën e kërcënimit të paraqitur nga Rusia. /Telegrafi/

Exit mobile version