Rusia është raportuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë në referimin më të madh ndonjëherë, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Ky i fundit njoftoi se 38 vende e kanë referuar regjimin e Vladimir Putin në gjykatë për krimet e dyshuara të luftës të kryera gjatë agresionit moskovit në Ukrainë.
“Ne jemi të qartë se Putini nuk mund t’i kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar”, shkroi Johnson.
Tonight 38 countries from across the world have made the largest ever referral to the International Criminal Court for Russia’s barbaric invasion of Ukraine.
We are crystal clear that Putin cannot commit these horrific acts with impunity.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 2, 2022
Sekretarja e Jashtme Liz Truss shkroi në Twitter se trupat ruse “po synojnë civilët pa dallim dhe po shpërthejnë nëpër qytete anembanë Ukrainës”.
“Një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për aktet barbare të Rusisë është urgjentisht i nevojshëm dhe është e drejtë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës. Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me aleatët për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, tha ajo.
Ndryshe, sipas rregullave të GJNP-së, një referim i tillë nga shtetet anëtare do të thotë që prokurori nuk duhet të marrë miratimin e gjyqtarëve përpara se të hapë një hetim, duke përshpejtuar procesin. /Telegrafi/