Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të martën se qëndrimi i Britanisë së Madhe për mosmarrëveshjen me Francën mbi të drejtën e peshkimit pas BREX-it nuk ka ndryshuar.
Johnson tha se pasi zyrtarët zhvilluan ditën e dytë të bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
I pyetur nëse Londra kishte ndryshuar pozicionin e saj përballë kërcënimeve franceze për hakmarrje, Johnson u tha gazetarëve “Përgjigja është jo”, raporton bbc.
Mosmarrëveshja është për numrin e licencave të dhëna për anijet franceze të peshkimit në ujërat britanike.
“Ne punojmë shumë, shumë ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë francezë për gjërat që janë më të rëndësishme për njerëzit e botës, dhe kjo është trajtimi i ndryshimeve klimatike, reduktimi i CO2”, tha ai.
Johnson dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ishin duke buzëqeshur ndërsa u takuan në një konferencë dy-ditore të liderëve botërorë që filloi një takim dy-javor. /Telegrafi/