Telegrafi

Johnson: Dëshmitë janë të qarta, Rusia planifikon pushtimin në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “dëshmitë janë të qarta” se Rusia planifikon pushtimin në Ukrainë.

Johnson situatën në Ukrainë e ka përshkruar si tejet brengosëse, transmeton Telegrafi.

Madje ai ka anuluar udhëtimin në veriperëndim të Anglisë, pasi siç thotë ai ekzistojnë “gjurmë që tregojnë se Rusia po kryen përgatitjet serioze”, shkruan BBC.

Arsyeja e anulimit të udhëtimit nëpër Britani të Madhe është se më vonë do të rikthehet në Londër, ku do të diskutojë me krerët e agjencive të inteligjencës për të dhënat më të fundit mbi situatën në Ukrainë.

Johnson ka bërë të ditur se do të shter të gjitha rrugët, për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Në anën tjetër, Rusia mohon kategorikisht pretendimet për pushtimin e Rusisë, pavarësisht faktit se mbi 100 mijë ushtarët janë mbledhur përgjatë kufijve me Ukrainën dhe 30 mijë tjerë në afërsi të kufirit me Bjellorusinë. /Telegrafi/