Aktori i njohur, Johnny Depp, raportohet se është serioz në synimin e tij për të fituar Angelina Jolie, pasi mendon se janë perfekt për njëri-tjetrin.
Disa vjet më parë ata punuan së bashku në filmin “The Tourist” (2010) dhe që atëherë hamshori hollivudian nuk e ka harruar me të vërtetë. Edicioni i ri i Globe shkruan se ai është i vendosur t’ia fitojë zemrën aktores, pasi që të dy janë të lirë.
Një burim i tha tabloidit se Depp po e ngacmonte fshehtas Jolien duke i dërguar lule dhe duke shkruar mesazhe, ndërkohë thuhet se Johnny ka vendosur t’i zgjidhë problemet me alkoolin dhe t’i përkushtohej pamjes fizike pasi mendon se ato gjëra mund ta shqetësonin Angelina.
“Johnny ka thënë hapur se një nga dëshirat e tij më të mëdha është të jetë me Angelina. Ai kurrë nuk heq dorë nga dashuria dhe kjo është një gjë e madhe që ai ndan me Angie”, ka thënë një burim – transmeton KP – duke shtuar se Depp është i gatshëm të kalojë ndryshime të mëdha, vetëm për të qenë me Jolie.
Sidoqoftë, Angelina tregoi për Vogue muaj më parë se plagët nga divorci me Brad Pitt janë ende të freskëta, ndërsa Depp, nga ana tjetër, ka luftuar shumë rreth betejës së tij të fundit të divorcit me ish-gruan e tij, Amber Heard.
“Angie dhe Johnny kanë shumë plagë, prandaj shumë nga miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se do të ishin perfektë për njëri-tjetrin”, ka shtuar burimi.
Pesë vjet më parë, Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt, dhe nga ajo ditë nisi beteja e tyre ligjore për kujdestarinë e pesë fëmijëve të tyre, të cilën së fundi e fitoi Brad.