Site icon Telegrafi

John Cena shfaqet lakuriq në skenën e “Oscars” për të prezantuar çmimin e ‘kostumografisë më të mirë’

John Cena u shfaq gati lakuriq në skenën e “Oscars 2024”, duke kujtuar një nga momentet më të çmendura në historinë e Akademisë së Filmit kur një burrë lakuriq vrapoi në skenë në çm imet “Oscars 1974”.

Kjo ndodhi në kulmin e modës së ’70-ve të “streaking”, kur njerëz të zhveshur ndërhynin shpesh në ngjarje publike, shkruan Variety.

Ai u shfaq në skenë për të shpallur fituesin e çmimit “Kostumografia më e mirë”, dhe si për ironi u shfaq lakuriq në skenë.

Foto: Getty Images

“Kostumet janë shumë të rëndësishme”, tha ai, edhe pse ishte i zhveshur i gjithi.

Lexo po ashtu LIVE: Ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve "Oscars"

Cena është lidhur me “Oscars” këtë vit falë rolit të tij në filmin “Barbie”, i cili është nominuar për tetë çmime akademie.

Ai zbuloi në “The Howard Stern Show” disa javë përpara “Oscars” se një agjenci i kishte këshilluar të mos paraqitej në “Barbie” në një rol episodik. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version