Site icon Telegrafi

Joe Hart te gjiganti anglez

Portieri i Kombëtares së Anglisë, Joe Hart është pranë rikthimit në Ligën Premier.

Hart aktualisht është i huazuar tek skuadra italiane Torino ku ka treguar formë të lartë.

Ai pritet të rikthehet nga huazimi në muajin qershor dhe do të vendosë për skuadrën e tij të re.

Reprezentuesi anglez nuk do të mbetet tek Manchester City, por pritet transferimi i tij tek lideri i Ligës Premier, Chelsea.

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka gati 17 milionë funte për transferimin e Hartit në ‘Stamford Bridge’. /Telegrafi/

Exit mobile version