Telegrafi

Joe Hart i shtohet listës së ‘viktimave’ të Guardiolas, këta janë shtatë super yjet që i përzëri trajneri (Foto)

Pep Guardiola ia ka bërë të qartë Joe Hart se nuk bën pjesë në planet e tij dhe ulja në stol e portierit anglez lë shumë pak vend për interpretim.

Ndërsa trajneri bëhet gati të afrojë Bravon nga Barcelona, Hart i bashkohet një liste yjesh të njohur të futbollit botëror të cilët kanë humbur vendin e tyre në skuadër.

“Daily Mail” i ka mbledhur në një listë të veçantë të gjithë këta yje që janë më të mëdhenj se Hart.

Ronaldinho

Një legjendë te Barcelona dhe një nga yjet më të ndritshëm të historisë së futbollit botëror, braziliani ishte një idhull në “Camp Nou”. Guardiola ishte ai që i hapi rrugë largimit të futbollistit i cili kishte ndihmuar skuadrën të fitonte dy kampionate dhe Ligën e Kampioneve.

Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi nuk krijoi kurrë një marrëdhënie miqësore me trajnerin në vitin e tij të vetëm te katalanasit. Ai u shit te Milani.

Deco

Portugezi Deco ishte një nga yjet e mesfushës së Barcelonës kur ajo drejtohej nga Frank Rijkaard. Por Guardiola i bëri të qartë menjëherë lojtarit që duhej të fillonte të mendonte për një klub të ri. Ai u dha hapësirë Iniestas dhe Busqetsit.

Samuel Eto’o

Sulmuesi kamerunas ishte një nga golashënuesit më të mirë në Spanjë në momentin që Guardiola mori drejtimin e ekipit. Edhe pse shënonte pa ndalë ai u shite te Interi.

Gianulca Zambrotta

Mbrojtësi italian ishte titullar i paprekshëm në dy sezonet e tij të para me klubin, por Guardiola i shihte gjërat me një sy tjetër. Që në momentin kur ai mbërriti në klub, një ndër veprimet e para ishte largimi i tij drejt Milanit.

Yaya Toure

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e ka përjetuar edhe një herë më parë injorimin nga Guardiola, në periudhën kur luante te Barcelona. Ai kishte shkëlqyer me katalanasit sa herë kishte zbritur në fushën e lojës, por në vitin 2010, u shit te City.

Bastian Schweinsteiger

Gjermani u detyrua të largohej nga Bayern Munich pasi luajti ndeshjen e ti të 500-të me klubin, sepse Pep Guardiola mendonte se nuk ishte në lartësinë e duhur për të luajtur me bavarezët.