West Hami barazoi me rezultat 0-0 ndaj Shrewsbury në FA Cup.
Ndeshja vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, por jo për faktin se klubi londinez nuk arriti të kualifikohet në fazën tjetër të kupës nga ndeshja e parë.
Pasi ndeshja ishte duke u zhvilluar, dielli po e pengonte shumë portierin vendas, Joe Hart.
Por, anglezit i ra ndërmend një ide shumë e mirë, t’ia huazojë kapuçin një tifozi dhe normalisht që nuk u refuzua.
E gjitha kjo u komentua në rrjetet sociale me komente pozitive dhe shaka të ndryshme. /Telegrafi/
A Joe Hart, arquero del West Ham, le molestaba el sol en el partido por #FACup en Inglaterra, y un hincha le prestó una con escudo de béisbol!!
Le funcionó, terminó con el arco en cero. pic.twitter.com/dHrTEigF8w— Juan Manuel (@JuaneMeDiMarco) January 7, 2018