Joe Hart do të luajë te West Ham Unitedi në sezonin e ri, pasi është huazuar nga Manchester City.
Në sezonin e kaluar, portieri anglez luajti në Torino, ku regjistroi 36 paraqitje për klubin italian.
Pep Guardiola ia kishte bërë të qartë se ai duhet të kërkojë një klub tjetër, ndërsa këtë herë ka vendosur të luajë në Ligën Premier.
Preferenca e 30-vjeçarit ishte të luante te West Hami dhe tash ka ndodhur transferimi, por pa opsion blerjeje.
Besohet se klubi i tij i ri do të paguajë rreth 4.5 milionë funte (pesë milionë euro) për shërbimet e Hart për një sezon.
Ndryshe, portieri ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2019. /Telegrafi/