Telegrafi

Joe Hart bën një postim të përzemërt për Messin dhe ndihet krenar pas pranimit të dhuratës nga Budweiser

Portieri anglez, Joe Hart i ka postuar një mesazh të përzemërt për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi mori shishet e tij si dhuratë nga birraria Budweiser.

Ylli i Barcelonës u bashkua me Budweiser për t’i dërguar dhuratë nga një shishe birre çdo portieri për çdo gol që ai iu kishte shënuar në karrierën e tij, si një mënyrë për ta kujtuar atë pas rekordit për më shumë gola të shënuar për një klub të vetëm.

Një numër portierësh kanë pranuar dhuratat dhe kanë bërë postime në rrjetet sociale në lidhje me gjestin gjatë Krishtlindjeve dhe portieri i Tottenham Hotspur, Joe Hart, më në fund ka thënë fjalën e tij.

Lexo po ashtu Një shishe birrë për çdo gol të pranuar – dhurata e birrarisë së njohur dhe Leo Messit për portierët që iu ka shënuar argjentinasi

Hart pranoi dy gola ndaj Messit ndërsa luante për Manchester City, por ai nuk është i hidhur për këtë, pasi në vend të kësaj, ai i dha nderime 33-vjeçarit me një mesazh të përzemërt në llogarinë e tij në Instagram.

“Asgjë përveç respektit për njeriun e madh Lionel Messi, duket e çuditshme të jesh ‘krenar’ që ke pësuar gola, por në fund të ditës kemi të bëjmë me madhështinë… Urime dhe është thjesht një privilegj për mua të jem pjesë e historisë së tij dhe një arritje që nuk do të krahasohet kurrë”, shkroi Hart.

 

Ndryshe, edhe Messi e lavdëroi portierin anglez pas një paraqitje në Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

“Ai shpëtoi gjithçka. Ne kishim shumë raste të pastra, por portieri kishte një lojë të shkëlqyeshme”.

“Ne vetëm mund ta përgëzojmë atë, por gjëja e rëndësishme është që ne kemi arritur objektivin tonë për ta kaluar tuje”, kishte thënë atëherë Messi për BBC.

Ndër portierët e tjerë që morën shishe birre si dhuratë ishin Gianluigi Buffon, Manuel Neuer dhe Jan Oblak, dhe të gjithë reaguan pas këtyre dhuratave. /Telegrafi/