Presidenti amerikan Joe Biden pas takimit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, është larguar nga Ukraina.
Kujtojmë që Biden arriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev, ku u takuar me Zelensky për të rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj vizite, ai njoftoi edhe për pakon e re ushtarake që kap vlerën e gjysmë miliardi dollarë, që përfshin municion artileri dhe predha anti-tank Javelin.
Në konferencën e përbashkët për media, Biden tha se Putin ka dështuar të marrë kontrollin në Ukrainë, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për atë sa është e nevojshme.
Kjo vizitë e paparalajmëruar e Bidenit në Kiev u bë kryelajm i mediave botërore, kurse tërë Kievi ishte nën masa të rrepta të sigurisë. /Telegrafi/