Mediat italiane raportojnë se mesfushori portugez, Joao Mario ka refuzuar të gjitha lëvizjet e huazimit të paraqitura atij nga Interi.
Mesfushori portugez nuk ka bindu aspak që nga transferimi i tij te Interi në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbona.
Kështu, klubi italian për të mos e humbur gjithë investimin ka menduar të huazojë përkohësisht lojtarin, i cili iu pëlqen shumë skuadrave evropiane.
Joao Mario ka qenë i lidhur me një kalim të përkohshëm në disa klube gjatë këtij afati aktual, përfshirë Sevillan, Atletico Madridin, Evertonin, Watfordin dhe West Ham Unitedin.
Megjithatë, sipas mediumit të afërt me klubin FC Inter News, mesfushori portugez nuk tërhiqet nga ideja e një lëvizjeje në ndonjë nga klubet e lartpërmendura.
Me të gjitha marrëveshjet që i janë propozuar atij nga Nerazzurrët nuk janë dukur bindëse dhe mendohet se 25-vjeçari tani ka udhëzuar agjentin e tij Kia Joorabchian për të gjetur një klub të ri për të.
Mario ka luftuar për të zënë një vend titullari në ekipin e parë në San Siro këtë sezon, duke filluar vetëm pesë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.
Trajneri Luciano Spalletti e ka lavdëruar jashtë mese lojtarin për të cilin ka thënë se ka shumë talent, por portugezi ka dështuar ta tregojë këtë edhe në fushë. /Telegrafi/