Joao Mario gjithnjë e më shumë po i irriton drejtuesit e Interit duke hedhur poshtë huazimin te Watfordi dhe tani te West Ham United.
Mesfushori portugez nuk ka arritur të bind as trajnerin Luciano Spalletti edhe përkundër shumë mundësive të dhënë në formacion.
kështu, drejtuesit e klubit duan ta huazojnë atë ose ta përdorin në shkëmbim me ndonjë lojtar të rëndësishëm të ndonjë skuadër tjetër, por portugezi po refuzon deri më tani.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, portugezi ka refuzuar edhe një tjetër kalim të përkohshëm në Ligën Premier, duke refuzuar West Hamin pas refuzimit që i bëri Watfordit.
Ai kërkon kohë të rregullt për të shmangur humbjen e Kupës Botërore 2018 dhe përdoret shumë rrallë te Interi, pavarësisht se kushtoi plot 40 milionë euro për të nënshkruar nga Sporting CP në gusht të 2016.
Nerazzurrët me kënaqësi do ta shesin nëse mund të kthejnë paratë e shpenzuara, por e kanë të vështirë ta marrin atë shumë në situatën e tij aktuale.
Mario kishte lidhje me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain, por ato duket se kanë vdekur së fundi, ashtu sikurse thuhet se ka vdekur edhe pista La Liga, me Atletico Madridin dhe Sevillan. /Telegrafi/