Telegrafi

Joao Mario një hap larg Interit, detajet dhe shifrat e transferimit

Mediat në Itali tashmë janë të sigurta rreth kalimit të Joao Mario te Interi.

23-vjeçari i cili befasoi të gjithë me paraqitjet e tij të mira në Kampionatin Evropian me Portugalinë ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra, por duket se ai ka zgjedhur Nerazzurrët.

Besohet se lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Milano, e gjitha kjo për 45 milionë euro, plus pesë bonuse në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Joao Mario do të jetë dhurata e parë për Frank De Bouer, por jo edhe e fundit. Pasi presidenti Erick Thohir ka premtuar edhe një blerje tjetër të madhe.

Me ardhjen e yllit të Sporting Lisbonës shtohen mundësit që Marcelo Brozovic të largohet drejt Ligës Premier. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=itXrgHHSM-g