Joao Mario, mesfushori zikaltër i Interit, mendon se mund të sjellë Cristiano Ronaldon në Guizepe Meazza.
Duket disi e vështirë por sipas mesfushorit nëse Ronaldo do të mendonte për një lëvizje në Itali, është i sigurt që mund t’a bindë fituesin e katër herë topit të artë të zgjedh “zikaltërit”.
“Nëse një ditë do t’i duhej të largohej nga Real Madrid-i dhe të mendonte të vinte në Itali, besoj se do të isha në gjendje ta bindja të bashkohej me Inter-in”, ka thënë mesfushori portugez në një intervistë për “Tuttosport”.
Megjithatë edhe vetë mesfushori e di që kjo është thuajse e pamundur: “Është e vështirë. Për Inter-in do të ishte padyshim një krenari të kishte Cristiano Ronaldon në skuadër, por të gjithë e dimë se realiteti i tij është Real Madridi. Ndodhet aty prej kohësh, është simboli i skuadrës dhe vazhdon të fitojë shumë”.
Edhe pse Inter deri më tani nuk ka zhvilluar një sezon siç pritej, për Joa Marion ka mjaft mundësi që skuadra të arrij tre vendet e para dhe si rrjedhojë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.
“Liga e Kampionëve është e mundur, matematika ende nuk na penalizon. Por në fazën e kthimit duhet të jemi perfekt”.
Mario është njësoi i mërzitur më tifozët dhe për këtë ai siguron se do të bëjë gjithçka për ta ndrequr këtë: “Tifozëve u them se jemi të gjithë të përgjegjshëm dhe se gjithnjë kemi luftuar dhe do të luftojmë për ta rikthyer Inter-in lart”.