Pak ditë na ndajnë nga Derby della Madonnina dhe Joao Mario tashmë është gati.
Ylli portugez beson se ai dhe bashkëlojtarët do të japin maksimumin për të fituar ndaj Milanit.
“Derbit janë gjithmonë ndeshje speciale. Shpresoj që derbi im i parë të jetë emocionues”.
“Jam i sigurt se skuadra do të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen”, ka thënë portugezi.
Interi aktualisht ndodhet në vendin e nëntë me 17 pikë, kurse Milani në të tretin me 25 pikë. /Telegrafi/