Telegrafi

Joao Mario: Jam i lumtur, po stërvitem shumë

Joao Mario (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Joao Mario, është shprehur i lumtur me inkuadrimin dhe paraqitjen në fitoren zikaltërve ndaj Lazios me rezultat 0-3.

Portugez tha se është duke bërë maksimumin të jetë në formë të mirë fizike pasi qëllimi i tij është të jetë gati për çdo ndeshje.

“Jam përgatitur mirë dhe po tentoj të stërvitem në maksimum çdo ditë në mënyrë që të fitojë një mundësi”, ka thënë 25-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Gjëja më e rëndësishme është të jem gati. Jam shumë i lumtur”.

“Në momente të vështira rritesh si person, do mundohem të bëjë më mirë, të jem një tjetër lojtar dhe person”.

Lexo po ashtu Lazio 0-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

“Dua t’i kthej fishkëllimat e tifozëve në duartrokitje. Jam i lumtur që tifozët më kanë bërë një dhuratë të tillë teksa u largova nga fusha, i falënderoj”.

“Tani për mua e rëndësishme është të jem gati gjithmonë, kështu që do vazhdoj me punën e madhe”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/