Mesfushori i Interit, Joao Mario, është shprehur i lumtur me inkuadrimin dhe paraqitjen në fitoren zikaltërve ndaj Lazios me rezultat 0-3.
Portugez tha se është duke bërë maksimumin të jetë në formë të mirë fizike pasi qëllimi i tij është të jetë gati për çdo ndeshje.
“Jam përgatitur mirë dhe po tentoj të stërvitem në maksimum çdo ditë në mënyrë që të fitojë një mundësi”, ka thënë 25-vjeçari për Sky Sport Italia.
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 29, 2018
“Gjëja më e rëndësishme është të jem gati. Jam shumë i lumtur”.
“Në momente të vështira rritesh si person, do mundohem të bëjë më mirë, të jem një tjetër lojtar dhe person”.
“Dua t’i kthej fishkëllimat e tifozëve në duartrokitje. Jam i lumtur që tifozët më kanë bërë një dhuratë të tillë teksa u largova nga fusha, i falënderoj”.
“Tani për mua e rëndësishme është të jem gati gjithmonë, kështu që do vazhdoj me punën e madhe”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/