Joao Mario beson se Interi mund të garojë për titullin e Serie A këtë sezon.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, mesfushori portugez ka shprehur bindjen e tij se Nerazzurrët janë të aftë për Scudetto.
“Mendoj se është normale për një skuadër si Interi që është në ndërtim e sipër, të kalojë në periudha të vështira, si kjo që ndodhemi tash”.
“Shpesh mbesim në disavantazh në lojë dhe kjo nuk duhet të ndodhë, sidomos për faktin se është vështirë të arrihet Liga e Kampionëve dhe objektivi për të fituar diçka”.
“Kur e them këtë, nuk mendoj se Interi është jashtë garës për titull. Është e vërtetë se Juventusi është i fortë, i ka fituar pesë titujt e fundit dhe e ka nisur mirë sezonin e ri”.
“Objektivi parimor është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve… Pastaj nëse e arrijmë atë pozitë, atëherë jemi shumë afër që të konkurrojmë për Scudetto”, ka deklaruar Joao Mario. /Telegrafi/