Telegrafi

Joao Mario afër Interit, bisedimet i konfirmon babai i tij

Mesfushori portugez, Joao Mario si duket është vetëm një hap larg transferimit te gjiganti italian, Interi.

Konfirmimi për avancimin e negociatave ka ardhur nga babai i mesfushorit të Sportingut,  i cili është intervistuar nga gazeta italiane, Corriere dello Sport.

“Djali im ka përjetuar një dite të madhe në fitimin e Kampionatit Evropian dhe tani po bënë një pushim të vogël të merituar,por duke qëndruar në hap me informacionet rreth të ardhmes së tij”,

“Ne tashmë i kemi përcaktuar disa takime këto ditë dhe së shpejti diçka do të zhbllokohet, mendoj brenda 7-10 ditëve”

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Biseduam me disa njerëz rreth kësaj zgjedhje dhe do te shohim se çfarë do të ndodh. Së shpejti do të kemi lajme. Interi është një ekip i madh dhe nuk ka lojtar në botë që nuk dëshiron ta veshë atë fanellë.

“Serie A është një kampionat i fortë, ku ka skuadra si Interi,Milani,Roma, Juventusi etj”, ka përfunduar babai i Joao Marios. /Telegrafi/