Site icon Telegrafi

Joao Felixit i ofrohet rikthimin në Ligën Premier vetëm katër ditë pas largimit nga Chelsea

Ylli nën pronësi të Atletico Madridit, Joao Felix thuhet se ka një ofertë për një rikthim në kampionatin anglez, Ligën Premier, katër ditë pas largimit të tij nga Chelsea.

Portugezi iu bashkua Bluve në huazim nga Atletico Madrid në janar dhe bëri 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola.

Chelsea pagoi rreth 15 milionë funte për shërbimet e Felixit, të përbërë nga një tarifë huazimi prej 9 milionë funtesh dhe pagë prej 6 milionë funtesh.

Në total, ai i kushtoi londinezëve vetëm pak më pak se 4 milionë funte për çdo herë që shënoi dhe 750 mijë funte për çdo hyrje në fushë.

Lexo po ashtu Merret vendimi i parë i madh nga Pochettino te Chelsea

Por, Chelsea nuk do të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Benficas, me trajnerin e ardhshëm Mauricio Pochettino që nuk e sheh Felixin si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Ai është planifikuar të kthehet te Atletico, me presidentin Enrique Cerezo duke thënë: “Ne jemi informuar se Poch nuk llogaritet me Joao Felix për Chelsean. Ai do të kthehet këtu, do të shohim… nuk kemi planifikuar asgjë”.

Megjithatë, një raport i ri nga mediumi Daily Express shkruan se Aston Villa do t’i ofrohet Felixit në afatin kalimtar të verës për një rikthim në Ligën Premier.

Aston Villa që do të luajë futboll evropian sezonin e ardhshëm pas një përfundimi mbresëlënës në vendin e shtatë, u lidhën me yllin e Real Madridit, Marco Asensio, përpara se të dilte se ai do të nënshkruante për Paris Saint-Germain.

Por, një marrëveshje për Felixin mund të jetë në karta, me super-agjentin Jorge Mendes që pritet ta bëjë të disponueshëm portugezin për një mori skuadrash në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Zbulohet plani i largimeve me transferimeve të reja të Atletico Madridit këtë verë

Villa ishte një nga klubet që iu ofrua shansi për të sjellë Felix gjatë afatit të janarit, së bashku me Chelsean, Arsenalin dhe Manchester Unitedin.

Por, ata u larguan nga gara përfundimisht nga paga e tij e majme, siç u konfirmua nga Unai Emery përpara fitores 2-0 të Villa ndaj Chelsea në muajin prill.

Është e paqartë nëse ndonjë marrëveshje e mundshme për Felixin do të ishte një transferim i përhershëm apo një marrëveshje tjetër huazimi, por e ardhmja e tij te Atletico duket e zymtë. /Telegrafi/

Exit mobile version