Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka refuzuar të mohojë raportimet se klubit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Manchester United.
Që kur portugezi dorëzoi një kërkesë për largim nga klubi anglez, ai ka qenë i lidhur me një mori klubesh të ndryshme në të gjithë kontinentin, përfshirë katalunasit.
Sidoqoftë, gjigantët katalanas nënshkruan me Robert Lewandowskin nga Bayern Munich, i cili në thelb i përjashtoi ata nga gara për nënshkrimin e 37-vjeçarit.
Duke folur për CBS Sports, Laporta foli për raportimet që lidhin pesë herë fituesin e Topit të Artë me “Camp Nou”, por këmbënguli se polaku ishte prioriteti kryesor i klubit.
“Epo, kjo lloj historie është e gjitha brenda procesit të afatit kalimtar të verës. Gjithmonë shfaqen shumë lajme. Por, në fund e vërteta është se ne donim Lewandowskin”, deklaroi ai.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Jorge Mendes. Unë e njoh prej kohësh. Ai është një nga agjentët më të mirë të lojtarëve. Ai di të bëjë punën e tij dhe unë e respektoj atë. Në këtë rast, ne vendosëm të shkonim për Lewandowskin dhe e dinim se ai ishte vendimtar për suksesin tonë”.
“Kështu që në vend të kësaj shkuam te Bayerni. Ky është realiteti. Tema tjetër (Ronaldo) është vetëm një pjesë e ‘historisë së vogël’ të futbollit. Është një histori shumë e bukur, por gjithmonë do të dëgjoni shumë lajme kontradiktore për të”.
Laporta më pas u pyet nëse mendonte për nënshkrimin e Ronaldos, të cilës i dha një përgjigje të çuditshme.
“Ronaldo është një profesionist shumë i mirë dhe ai është ende në formë. Ai është një lojtar që është shumë ambicioz dhe konkurrues dhe jam i sigurt se ka shumë opsione”, potencoi presidenti i Blaugranasëve.
“Ai është ende një lojtar i Manchester United, një klub i jashtëzakonshëm që unë e respektoj shumë. E ardhmja e tij nuk është puna ime. Është punë e Manchester United dhe Cristianos”.
Ronaldo po kërkon të largohet nga United për shkak të mungesës së futbollit të Ligës së Kampionëve, skuadra e Erik ten Hag në vend të kësaj do të luajë në Ligën e Evropës pasi përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Legjenda portugeze është i etur për të luajtur në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane, pasi ai synon të çimentojë veten si golashënuesi më i mirë në historinë e garës.
United megjithatë janë të bindur se ai nuk është në shitje dhe sipas Ten Hag, Ronaldo është në planet e tij për sezonin e ri.
A do t’i plotësohet dëshira e tij dhe të largohet nga United? Vetëm koha do ta tregojë. /Telegrafi/
Joan Laporta (Barca President):
"Cristiano Ronaldo is a very good professional and he's still so fit. He's a player who is very ambitious, competitive and I am sure he has a lot of options. He's still a player of Manchester United, an extraordinary club who I respect very much." pic.twitter.com/ImjogySHhu
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) July 30, 2022