Telegrafi

Jo vetëm Vinicius, Reali shfaq interesim edhe për tre brazilianë tjerë

Nuk është vetëm Vinicius Junior, Real Madridi ka shfaqur interesim edhe për tre brazilian të tjerë.

Mediat janë të bindur se tashmë Los Blancos kanë arritur marrëveshje me 16-vjeçarin e Flemengos.

Lexo po ashtu Reali ofron 45 milionë euro për adoleshentin e talentuar brazilian, gati zyrtarizimi i tij

Por, sipas Fichajes.com, përveç Vinicius, Reali ka shfaqur interesim për Augusto Galvan të San Paolo, Vitor Eduardo (Vitao) e Alan Guimaraes, të dy nga Palmeiras.

Ky i fundit është edhe në shënjestër të Interit dhe Milanit, por klauzola e tij është 50 milionë euro.

Por, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2019, ekipet e interesuar mund të bisedojnë për një zbritje të klauzolës. /Telegrafi/