Telegrafi

Jo vetëm Sturaro, Genoa mendon edhe për huazimin e Kean nga Juve

Fundin e tregun të transferimeve Genoa e ka përqendruar te Juventusi.

Tashmë janë shumë afër për të zyrtarizuar huazimin e mesfushorit Stefano Sturaro.

Italiani nuk është lojtari i vetëm që klubi më i vjetër në Itali e dëshiron nga skuadra e Massimiliano Allegri.

Sipas TuttoSport, ata dëshirojnë edhe huazimin e sulmuesit të ri, Moise Kean, i cili ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Kean kërkohet edhe nga disa skuadra angleze. /Telegrafi/