Fundin e tregun të transferimeve Genoa e ka përqendruar te Juventusi.
Tashmë janë shumë afër për të zyrtarizuar huazimin e mesfushorit Stefano Sturaro.
Italiani nuk është lojtari i vetëm që klubi më i vjetër në Itali e dëshiron nga skuadra e Massimiliano Allegri.
Sipas TuttoSport, ata dëshirojnë edhe huazimin e sulmuesit të ri, Moise Kean, i cili ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.
Kean kërkohet edhe nga disa skuadra angleze. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gbCKp94OleU