Sergio Busquets vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij pasi ka tre opsione para vetës.
Mesfushori katalunas ka kaluar gjithë karrierën te Barelona, derisa është futur në vitin e fundit të kontratës.
34-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij pasi ka interesim nga Inter Miami, por edhe Barcelona i ka ofruar rinovimin.
Mundo Deportivo ka raportuar së fundmi se në garë për yllin katalunas është futur edhe skuadra arabe Al Nassr.
Drejtori sportiv i arabëve ish-futbollisti kroat Goran Vucevic ka kontaktuar direkt mesfushorin për t’i propozuar ofertën.
Gjithnjë sipas mediumit katalunas Al Nassr i ka ofruar një ofertë të lartë financiare mesfushorit i cili është tunduar shumë dhe po e mendon transferimin në lindjen e mesme.
Kujtojmë që Al Nassr është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes edhe të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/