Al Nassr synon transferimin mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.
Football Mercato thotë se gjigantët e Arabisë Saudite duan ta transferojnë francezin në një transferim të lirë në verë, pasi kontrata e tij të përfundojë në qershor.
Kante është gjithashtu një objektiv i Barcelonës dhe kjo dëshmonë se do të jetë një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e tij.
Mesfushori është rrënuar nga lëndimet gjatë gjithë këtij sezoni dhe u la jashtë skuadrës së Francës për Kampionatin Botëror, pasi realizoi gjithsej vetëm tre paraqitje.
Al-Nassr është i vendosur të nënshkruajë me disa yje kryesorë gjatë verës, me Cristiano Ronaldon që thuhet se është si prioritet pas largimit të tij dramatik nga Manchester United.
Klubi po mbështetet nga autoritetet saudite për të tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj në botë në vend.
Kjo është për shkak të përpjekjeve të vendit për të fituar garën e tyre për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2030. /Telegrafi/