Telegrafi

Jo vetëm PSG dhe Bayern, por edhe tri skuadra angleze duan transferimin e Eriksenit

(Foto: Instagram/chriseriksen8)

Christian Eriksen do të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mesfushori danez nuk po preferohet shumë nga Antonio Conte dhe ka kërkuar largimin nga zikaltërtit.

Dy skuadrat finaliste Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë duke monitoruar prej disa javësh situatën e danezit në Inter.

Por së fundmi garës për t’i marrë shërbimet e tij i janë bashkuar edhe tri skuadra të mëdha angleze.

Arsenal, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu kanë shprehur interesim për ta rikthyer danezin në Ligën Premier.

28-vjeçari iu bashkua Interit në janar të këtij viti, por pa mundur të adaptohet me futbollin italian.

Inter është gati ta shes lojtarin nëse vije ndonjë ofertë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/