Antoine Griezmann ka paralajmëruar se do të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi francez largohet nga Madridi pas pesë viteve qëndrim te Atletico ku fitoi një Ligë të Evropës dhe një herë Superkupën e Spanjës.
Që nga 1 korriku i këtij viti, klauzola e Griezmann do të bjerë nga 200 në 120 milionë euro dhe kjo gjë ka alarmuar klubet e mëdha evropiane.
Barcelona mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin pasi ka dy vite që e kërkon atë.
Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti anglez Manchester United që është gati ta paguajë klauzolën e francezit.
United po i prish punë Barcelonës edhe për sulmuesin francez Griezmann njësoj si për mbrojtësin holandez De Ligt.
Mediat angleze kanë raportuar se Griezmann mund të pranojë t’i bashkohet Djajve të Kuq në rast se do të qëndronte Paul Pogba.
Gjithsesi në garë për kampionin e botës me Francën mbetet edhe Paris Saint Germain që gjithashtu është gati të paguajë klauzolën e tij. /Telegrafi/