Christopher Nkunku është njëri nga futbollistit ofensivë më të mirë në Evropë.
Sulmuesi francez ka pasur një sezon fantastik me RB Leipzig, por edhe këtë edicion e ka nisur për mrekulli.
Nkunku pëlqehet shumë nga Real Madridi që planifikon transferimin e tij për sezonin e ri.
Los Blancos janë takuar me Leipzig në grupet e Ligës së Kampionëve dhe ata po monitorojnë sulmuesin francez.
Megjithatë Marca ka raportuar se nuk është vetëm Nkunku nga Leipzig në listën e Los Blancos.
Kampioni në fuqi i Evropës e pëlqen shumë edhe mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë hungarezin dhe mund ta transferojë atë në Santiago Bernabeu në verën e vitit të ardhshëm.
Nkunku ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurove te Leipzig, derisa Szoboszlai mund të largohet për shumën e 50 milionë eurove. /Telegrafi/