Elseid Hysaj ka bërë të qartë se do t’i japë fund aventurës së tij te Napoli pas pesë viteve qëndrim.
Mbrojtësi shqiptar ka hasur në vështirësi në fillim të edicionit të luante nën urdhrat e Carlo Ancelottit, pasi kishte mosmarrëveshje me të.
Por me ardhjen e Genaro Gattusos në krye të skuadrës, shkodrani u rikthye në formacionin bazë dhe ka startuar në 13 takime këtë edicion.
Megjithatë shqiptari ka bërë të qartë se nuk do të mbetet më pjesë e Napolit, edhe pse pëlqehet nga trajneri Gattuso.
Roma dhe Fiorentina janë duke u interesuar për shqiptarin, derisa në Angli ai kërkohet nga Tottenham Hotspur.
Por së fundmi emri i reprezentuesit shqiptar është lidhur edhe me dy skuadrat spanjolle Sevilla dhe Valencia.
Drejtori sportiv i Sevillës, Monchi e pëlqen shumë Hysajn dhe kërkon transferimin e tij, duke parë që çmimi i shqiptarit tani është më i ulët.
26-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021, ndërsa mund të largohet për një shumë rreth 13 milionë euro. /Telegrafi/