Telegrafi

Jo vetëm në Gjermani: Përmbledhje pamjesh të katastrofës së krijuar nga përmbytjet në disa shtete të Evropës

Të paktën 67 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 70 janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi disa nga përmbytjet më vdekjeprurëse të Evropës në vite – me shtëpi dhe makina të marra me vete në Gjermani dhe pjesë të Belgjikës.

Më e goditura ishte Gjermania perëndimore ku të paktën 45 njerëz u vranë, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen dhe në Rhineland-Palatinate fqinje, përcjell Telegrafi.

Qyteti i Schuld, në jug të Bonit, u prek veçanërisht keq – me të paktën 18 të vdekur atje dhe në qytetin afër Ahrweiler me dhjetëra të zhdukur kur lumi Ahr shpërtheu brigjet e tij dhe rrëmbeu shtëpitë edhe kur njerëzit strehoheshin në çatitë e tyre.

Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën gjithashtu në rajonin e Euskirchen ndërsa dy zjarrfikës gjetën vdekjen diku tjetër gjatë përpjekjeve të shpëtimit, me 300 ushtarë të vendosur për të ndihmuar ekipet e shpëtimit sot së bashku me helikopterë dhe anije.

Malu Dreyer, kryeministri i shtetit Rhineland-Palatinate, e përshkroi situatën si ‘një katastrofë’, duke shtuar: ‘Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë akoma në rrezik. Shërbimet tona të urgjencës janë në veprim… dhe rrezikojnë jetën e tyre’.

Kjo, vlerësojnë mediat, përcjell Telegrafi, shënon përmbytjen më vdekjeprurëse të Gjermanisë në dekada – tragjedia më e afërt e krahasueshme goditi në 2002 kur 21 vdiqën, me më shumë se 100 të vrarë në Evropë si një e tërë.

Autoritetet gjermane vlerësojnë të paktën 59 persona të vdekur në përmbytjet dhe media belge raportoi tetë vdekje në vend, përfshirë dy burra që u morën nga uji nga përmbytja ndërsa një vajzë 15-vjeçare gjithashtu u raportua e zhdukur.

Dhjetë shtëpi u shembën afër Verviers pasi përmbytja e lumit Vesdre, me banorët e evakuuar nga më shumë se 1000 shtëpi.

Autoritetet belge gjithashtu urdhëruan ata që jetonin përgjatë bregdetit në Liege të evakuohen ndërsa nivelet e ujit u rritën.

Banorët e Jugut Limburg, në Holandë, gjithashtu duhej të evakuoheshin pas përmbytjes atje brenda natës, megjithëse nuk u raportuan viktima.

Përmbytjet goditën gjithashtu Zvicrën ndërsa lumenjtë shpërthenin brigjet e tyre, ndërsa skena të ngjashme shiheshin në Luksemburg. /Telegrafi/