Site icon Telegrafi

Jo vetëm Napoli, edhe Atalanta kërkon transferimin e Brojës në Serie A

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një viti mjaftë të suksesshëm si i huazuar te Southampton.

Në fakt sulmuesi shqiptar kaloi vitin e dytë si i huazuar, pasi më parë ishte në elitën e futbollit holandez te Vitesse.

20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Chelsea, me klubin londinez që tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

Napolii shprehur interesim për transferimin e Brojës, por garës për të i është bashkuar edhe Atalanta.

Dy skuadrat italiane janë në garë për shqiptarin, por ai kërkohet edhe në Ligën Premier nga skuadra si Leeds United, Newcastle United e West Ham.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e shqiptarit, por po pret një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version